Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vërtetë veprat e mira i fshijnë të këqijat

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Allahut -subhaneh- thotë:

”Vërtetë veprat e mira i fshijnë të këqijat.” Hud, 11:114

Cilat janë ato vepra të mira që i bën ai që ka mëkatuar ndaj Allahut me të gjitha gjymtyrët e tij që ato t’i fshijnë mëkatet e tij?

Përgjigje: Mëkatet e mëdha nuk shlyhen përveçse me pendim të sinqertë. Kjo vlen vetëm për mëkatet e vogla.

Fjalët e Allahut:

”Vërtetë veprat e mira i fshijnë të këqijat.”

Kanë të bëjnë me mëkatet e vogla, dhe ato shlyhen përmes pesë namazeve ditore.

Shkaku i zbritjes së këtij ajeti ishte kur një burrë erdhi tek profeti -salAllahu alejhi ue selem- dhe i tregoi se kishte bërë me një grua gjithçka të ndaluar përveç marrëdhënies intime, dhe e pyeti nëse kishte pendim për të.

Profeti ﷺ heshti derisa zbriti ky ajet:

“Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.” Hud, 11:114

Do të thotë mëkatet e vogla.

“Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.” Hud, 11:114

Burri pyeti: “O i dërguari i Allahut, a është ky ajet vetëm për mua apo për të gjithë njerëzit?”

Profeti ﷺ tha: “Përkundrazi, kjo vlen për të gjithë njerëzit.”

Pra me pesë namazet obligative, Allahu i shlyen mëkatet e vogla ashtu siç thuhet në hadithin:

Pesë namazet obligative, xhumaja deri në xhumanë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër shlyejnë mëkatet që ndodhin ndërmjet tyre, përderisa shmangen mëkatet e mëdha.”

Transmeton Muslimi (233), Tirmidhi (214), Ibn Maxheh (106) dhe Ahmedi (2/359).

Kjo tregon se shlyerja me vepra të mira ndodh vetëm për mëkatet e vogla. Ndërsa mëkatet e mëdha nuk shlyhen veçse me pendim të sinqertë, po.

“Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.” Hud, 11:114

Shpërndaje: