Burimi: “Komisioni i përhershëm për Fetua”, Fetua nr. 4957\3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja: “A do shfaqet Dexhali duke pasur parasysh se disa e kanë konfirmuar këtë gjë e disa të tjerë e kanë mohuar, me aq sa unë kam lexuar?”
Përgjigje: “Po, Dexhali do shfaqet dhe për këtë tregojnë hadithet autentike, të qarta në kuptimin e tyre dhe muteuatir (muteuatir – është hadithi i cili është transmetuar nga një numër shumë i madh transmetuesish nga i Dërguari i Allahut صلى الله عليه و سلم). Shfaqja e Dhexhalit është një nga shenjat e Kiametit. Kështu referojnë librat e hadithit lidhur me këtë, siç janë Sahihu i Bukhariut, Sahihu i Muslimit dhe disa libra tjerë të vërtetë të haditheve.
I gjithë suksesi është prej Allahut, selamet dhe salavatet qofshin mbi Profetin tonë familjen e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!