Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Veshja dalluese e myslimanit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (903)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

”Myslimani duhet të jetë mysliman në brendësinë e tij dhe nga ana e jashtme. Brendësia e tij nuk duhet të dallojë nga pamja e tij e jashtme dhe anasjelltas. Nëse një mysliman i vërtetë ngritet lartë me një helikopter dhe pastaj dërgohet nga një vend islamik në një vend kufri, kështu që të gjithë duhet të jenë në gjendje të thonë menjëherë kur ta shohin atë:

”Ky është mysliman.”

Çfarë i bën ata të thonë kështu? Për shkak se ai ka një veshje të veçantë. Psikologët shpesh thonë se një popull mbijetonë kur ata i përmbahen historisë së tyre, gjuhës së tyre dhe zakoneve të tyre. Kur ata nuk kujdesen për këto faktorë, ata shpërbëhen në të gjitha kombet e tjera. E cila do të thotë se ata pastaj shkatërrohen.

Prandaj, ne e shohim se si i dërguari ﷺ inkurajoi umetin e tij që të mos veshin rrobat e kufarëve dhe që ata të kujdesen për veshjen e tyre islame.”

Shpërndaje: