Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Data e fetvas: 5/2-1426 ose 16/-2005
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në ditët në vijim, kufarët do të kenë festën e tyre e cila quhet “Dita e Dashurisë”. Disa praj të rinjve e të rejave myslimanë, veshin rroba me ngjyrë të kuqe për nderë të kësaj feste. A është kjo prej mangësive në besim?
Përgjigje: Po. Kjo nuk është e lejuar. Profeti ﷺ ka thënë:
“Kushdo që i ngjason një populli ai është prej tyre.”
Nuk është e lejuar të festohen festat e tyre dhe të veshën veshjet e tyre të festave. Kjo gjë nuk është e lejuar.
Kjo u jep forcë kufarëve dhe është një lloj adhurimi i shpikur. Sepse ata e kanë shpikur këtë festë, si dita e të Dashuruarve, ditëlindjet dhe kështu me radhë. Ata i kanë shpikur këto festa.
Allahu nuk ka zbritur asnjë dëshmi për to. Ne nuk duhet t’u ngjasojmë atyre. Ne kurrë nuk duhet t’i ndjekim ata në asnjë mënyrë.