Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Veshja e rrobave të ngushta dhe ato me ngjyrë të bardhë për femrën

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 6/1843

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A lejohet që femra të vesh rroba të ngushta dhe rroba me ngjyrë të bardhë?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar që femra të vesh rroba të ngushta të cilat tregojnë formën e trupit të saj në prani të të huajve, apo të dal me këtë veshje nga shtëpia e në tregje. Rroba të tilla janë të kategorisë së atyre të zhveshurave, shkakton fitne (sprovë) dhe bëhet shkaktare e ndonjë të keqe të madhe.

Gjithashtu, nuk është e lejuar që ajo të vesh rroba të bardha nëse kjo ngjyrë është zakonisht ajo që e bartin meshkujt në vendin e saj dhe dallohen me këtë specifikë. Ngase kjo gjë është përngjasim me ta, kur duhet se Profeti salAllahu alejhi ue selem i ka mallkuar ato femra që i ngjasojnë meshkujve.

Tek Allahu është i gjithë suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.”

Shpërndaje: