Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Veshje e fustanit të bardhë ditën e martesës?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: www.sahab.net

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është gjykimi që nusja të vesh fustan të bardhë (fustanin e nusërisë), ditën e martesës, nëse ajo e di se kjo është përngjasim me jobesimtarët?”

Përgjigje: “Një grua mund të vesh rroba të bardha me kusht që ato të mos i ngjasojnë rrobave të meshkujve. Sa i përket asaj se ajo i ngjason jobesimtareve, ky përngjasim nuk ekziston në ditët e sotme. Të gjitha gratë myslimane veshin këso fustane kur ato martohen.

Gjykimi i veprës, varet nga qëllimi i veshjes. Pra, përngjasimi me jobesimtaret ka përfunduar dhe ky fustan është bërë një gjë normale edhe në mesin e myslimaneve, andaj nuk ka asgjë të keqe për ta veshur këtë fustan. Përveç nëse rroba e tillë, të jetë e ndaluar në thelb. Në këtë rast, veshja e asaj rrobe, është e ndaluar pa u thelluar në detaje të nijetit.”

Shpërndaje: