Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vështirë të bartë hixhabin në vendin joislam

Alameh Abdullah bin Humejd (v. 1402)

Burimi: Fataua Ibn Humejd, fq. 22

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë jam një vajzë pesëmbëdhjetë vjeçare dhe kam një familje që shpesh udhëton jashtë vendit. Ata më detyrojnë të shkojë me ta dhe të zhveshi mbulesën time dhe të veshi rroba të tjera. Megjithatë, ende i mbuloj këmbët. Kam ankth. Unë nuk mund ta veshi mbulesën time sepse kam vështirësi dhe njerëzit më perceptojnë si të çuditshëm. Cila është zgjidhja?

Përgjigje: Asnjë nga të lartpërmendurat nuk është justifikim i vlefshëm. Njerëzit zakonisht e shohin të çuditshme të vërtetën, veçanërisht nëse edukimi i tyre nuk është i vërtetë. Nëse ke mundësi që të mos udhëtosh në vendin joislam, ky është obligim për ty. Kur udhëtari e sheh gjendjen e prishur të evropianëve dhe pabesimtarëve të tjerë, ai fillon ti merr me lehtësi dhe ti neglizhojë urdhrat e Islamit. Në fillim, ai habitet kur sheh gjendjen e tyre. Ai e merr me të keqe dhe zemërohet, por me kalimin e kohës ai adaptohet. Mund të ndodhë që të tërhiqet drejt saj. Nuk lejohet të udhëtohet atje, përderisa nuk është rast urgjent. Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: