“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Vesveset dhe Selefët

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: el-Ighathah, fq. 119-121

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Njerëzit me vesvese i binden shejtanit dhe ia kthejnë shpinën profetit ﷺ. Po ta kishin parë abdesin e profetit ﷺ dhe namazin e tij, ata do të kishin thënë se abdesi i profetit ﷺ dhe namazi i tij janë të pavlefshëm! Shejtani i ka vënë kthetrat aq fortë në personin me vesvese, sa që ai të kujton ty të çmendurit. Ai e sheh se si ai lan pjesët e tij të trupit dhe të bënë tekbir kur fillon namazin dhe pastaj fillon të dyshojnë dhe të pyet veten: A e kam vepruar këtë në të vërtetë?

Shejtani i mundon njerëzit me vesvese në jetën e kësaj bote para se të dënohen në botën tjetër. Ai i ka nxjerr ata nga Sunneti dhe i ka futur në shtirje dhe ekstremizëm.

Po t’i kishte takuar profeti ﷺ ata me vesvese, ai do t’i kishe urryer ata. Po t’i kishte takuar Umeri ata, ai do ti kishte rrahur. Po ti kishin takuar sahabët ata, ata do ti kishin bërë Tebdi.

Sahabët nuk kishin vesvese. Po të kishte pasur ndonjë të mirë në obessione Allahu nuk do ta kishte mbrojtur profetin ﷺ dhe sahabët e tij.

Shpërndaje: