Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vesveset që e prishin namazin

Imam Shems-ud-Din bin Kajjim-il-Xheuzijjeh (v. 751)

Burimi: Ighathat-ul-Lahfan (1/102)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkhu ynë [Ibnu Tejmijeh] ka thënë:

“Ka vesvese që e prishin namazin, për shembull disa fjalë të përsëritura sikurse të thuhet:

ات ات,التحي التحي

Në et-tehihajt, “et… et… etehijahtu”

أس أس

Në selam: Ess…ess

أكككبر

në tekbir.  Ekkkkber

Është e dukshme se këto e prishin namazin. Nëse namazliu është imam, ai gjithashtu mund të prish namazin e atyre që falen pas tij.”

Shpërndaje: