Imam Muhammed bin Isa bin el-Manasif el-Kurtubi el-Marrakushi (v. 620)
Burimi: el-Inxhad fi Abuab-il-Xhihad, fq. 196
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Lidhur me armikun që është kapur, nuk e di të ketë mospajtime se është e ndaluar për ta djegur, nëse është e mundur që ai të vritet në mënyra të tjera, dhe në anën tjetër nëse ata nuk e djegin dikë nga myslimanët. Dëshmi për këtë është hadithi që Bukhariu e ka transmetuar nga Ebu Hurejra i cili ka thënë:
”I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem na dërgoi në një batalion dhe tha: ”Nëse e kapni filanin dhe filanin djegne me zjarr.” Duke u nisur nga aty, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem na tha: ”Unë ju urdhërova që ta djegni filanin dhe filanin. Por vetëm Allahu është Ai i cili dënon me zjarr. Nëse i gjeni ata duhet ti vrisni ata.”
Muslimi transmeton se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Allahu ka urdhëruar të kihet mirësi ndaj çdo gjëje. Kur të vrisini, vrisni mirë, kur të therrni, therni mirë. Ju duhet t’i mprehni thikat në mënyrë që kafsha të rahatohet me therrje.”
Ebu Davudi transmeton se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Njerëzit që vrasin në mënyrën më të lehtë janë besimtarët.”
Ebu Davudi ka transmetuar se Samurah bin Xhundub dhe Imran bin Husejn radijAllahu anhuma thanë:
”I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem na ka urdhëruar që të japim lëmoshë dhe na ka ndaluar që të masakrojmë.”