Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Bedr
Burimi: Ligjërata “Uakafat me’a hadith Ebi Xhurajxh…”
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Transmetohet se, Ebi Xhuraj Xhabir bin Sulejm, kishte thënë: “…Pastaj thash: “A ju jeni i dërguari i Allahut?” Ai tha:
أَنَا رَسُولُ اللَّهِ الَّذِي إِذَا أَصَابَكَ ضُرٌّ فَدَعَوْتَهُ كَشَفَهُ عَنْكَ، وَإِنْ أَصَابَكَ عَامُ سَنَةٍ فَدَعَوْتَهُ أَنْبَتَهَا لَكَ ، وَإِذَا كُنْتَ بِأَرْضٍ قَفْرَاءَ أَوْ فَلَاةٍ فَضَلَّتْ رَاحِلَتُكَ فَدَعَوْتَهُ رَدَّهَا عَلَيْكَ
“Unë jam i dërguari i Allahut, Zotit të Cilit kur të kaplon ndonjë e keqe dhe i lutesh Atij, Ai ta largon atë të keqe. Nëse goditesh me thatësi në të mbjella dhe i lutesh Atij, Ai të sjell shiun. Nëse je në një tokë të huaj dhe të humbet kafsha bartëse me të cilën ke qenë në udhëtim, pastaj i lutesh Atij, Ai ta kthen atë.”
Këtu vije në shprehje qartazi çështja e teuhidit (njësimit të Allahut), gjë e cila është më e rëndësishmja dhe më madhështorja, dhe se adhurimi -e prej tij është edhe lutja-, i takon vetëm Allahut Subhanehu ue Telala. Nuk duhet t’i lutemi askujt tjetër pos Allahut. Muhamedi salAllahu alejhu ue selem ishte i dërguari i Allahut dhe kjo ishte gjendja e tij, nuk kishte në dorë asgjë salallahu alejhi ue selem. Nuk kishte në dorë asgjë, nuk mund të largonte nga askush të keqen, dhe askujt nuk mund t’i ndihmonte, as nuk mund t’u përgjigjej lutjeve të njerëzve dhe as nuk mund të largoj nga njerëzit brengat që ata kanë etj. Allahu Te’ala i thotë profetit të Tij salAllahu alejhi ue selem:
قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَمَنْ كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا
“Thuaj: ”Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se i Adhuruari juaj është një. Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” 18:110
Me gjithë këtë, ne shohim se, si ka prej atyre injorantëve kur flasin për cilësitë e Profetit salAllahu alejhi ue selem, e cilësojnë: largon të keqen, ua largon njerëzve brengat, u jep mirësi, e të tjera cilësi që në realitet nuk i takojnë askujt tjetër pos Allahut. Kurse, profeti salAllahu alejhi ue selem i tregon atij që është vetëm i dërguar i Allahut, “…Zotit të Cilit kur të kaplon ndonjë e keqe dhe i lutesh Atij, Ai ta largon atë të keqe. Nëse goditesh me thatësi në të mbjella dhe i lutesh Atij, Ai të sjell shiun. Nëse je në një tokë të huaj dhe të humbet kafsha bartëse me të cilën ke qenë në udhëtim, pastaj i lutesh Atij, Ai ta kthen atë.” Do të thotë se, të gjitha këto çështje i takojnë vetëm Allahut Subhanehu ue Te’ala, kurse, profeti të Allahut alejhis-salatu ues-selam, nuk kishte dhe nuk ka asgjë në dorën e tij.