Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vetëm atëherë pohohet shahadeti

Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Et-Tibjan fi Aksam-il-Kur’an, fq. 39

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Që shahadeti “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut me të vërtetë të pohohet, kërkohet që të gjitha degët dhe bazat e tij të pohohen. Të gjitha bazat e fesë dhe degët e saj janë pjesë e degëve të shahadetit. Robi nuk e ka pohuar plotësisht shahadetin derisa të besoj në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe në takimin me Të.

Ai nuk beson në Allahun, Zotin e krijesave, derisa ai të beson në cilësitë e madhështisë së Tij dhe përshkrimet e përsosmërisë së Tij.

Ai nuk beson se “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut derisa ai të mohojë të gjitha cilësitë hyjnore që i atribuohen dikujt tjetër pos Allahut, e cila është e vërtetë.

Ai që mohon cilësitë e larta nuk e pohon besimin.

Ai që mohon fjalën dhe urdhrin e Tij nuk e pohon besimin.

Ai që mohon se Ai është ngritur mbi arsh, se fjala e mirë dhe vepra e mirë ngrihet tek Ai, se Isai u ngrit tek Ai, se i dërguari i Tij u ngrit tek Ai gjatë Israsë dhe Miraxhit, se Allahu jep urdhra nga sipër qiellit poshtë në tokë dhe se urdhri pastaj kthehet tek Ai dhe të gjitha ato me të cilat Ai e ka përshkruar veten e Tij me të dhe me të cilat i dërguari i Tij e ka përshkruar Atë me to, nuk e pohon shahadetin.

Ai që mohon se Allahu ka krijuar gjithçka nuk e pohon shahadetin.

Ai që mohon se Allahu është i aftë për gjithçka dhe se Ai di gjithçka nuk e pohon shahadetin.

Ai që mohon se trupat do të ngrihen nga varret e tyre në ditën e gjykimit nuk e pohon shahadetin.

Ai që beson se Allahu i ka lënë në tokë krijesat e Tij pa ndonjë qëllim të caktuar, dhe nuk i ka urdhëruar dhe ndaluar nëpërmjet të dërguarve të Tij, atëherë nuk e ka pohuar shahadetin.

Pohimi i shahadetit gjithashtu nënkupton nënshtrimin dhe njohjen e detyrave ndaj tij. Këto detyra janë ritualet e Islamit, të cilat pohojnë se gjithçka që Islami na njofton, duhet nënshtruar dhe shmangur nga ndalesat e tij. Ky është kuptimi i detajuar i “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Ai që me të vërtetë pohon shahadetin është ai që përmbush gjithë këtë.

Po kështu, as pasuria dhe jeta e një personi nuk bëhen të paprekura derisa ai të përmbushë shahadetin siç duhet. Përveç kësaj, ai nuk do të shpëtoj nga ndëshkimi në jetë pas kësaj derisa ai të përmbushë shahadetin siç duhet. Dënimi në të dy jetët varet nga mungesa e shahdetit ose diçka prej detyrave të tij.

Shpërndaje: