Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (25)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/15142
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Ibn-ul-Kajimi (rahimehullah) ka thënë:
“Nga dobia e të llogariturit veten është që ta dish obligimin tënd ndaj Allahut. Ai që nuk e di se cili është obligimi i tij ndaj Allahut, vështirë se do të përfitojë nga adhurimi i tij. Përfitimi i tij është jashtëzakonisht i vogël.
Uehb ka thënë:
“Më kanë thënë se i Dërguari i Allahut Musai (salAllahu alejhi ue selem) kaloi pranë një njeriu që me përulje falej, dhe Musai i tha: “O Zot! Fale atë; unë e kam falur atë.” Allahu (Te ala) i shpalli atij: “Unë nuk do ti përgjigjem lutjës së tij derisa ai të sheh obligimin e tij ndaj Meje – edhe në qoftë se ai do të lutet derisa ai të humb aftësinë e tij.”
“Ajo që është më e dobishme në zemër është ta dish se çfarë obligimi kanë robërit ndaj Allahut.”1
Kjo është kur ti nënvlerësosh veprat e tua atëherë do ta dish se çfarë obligimi ke ndaj Allahut. Obligimi ndaj Allahut është madhështorë. Sa do që ta adhurosh dhe ti bindesh Allahut, ti nuk do të përmbushësh obligimin ndaj Tij. Sepse obligimi ndaj Allahut është madhështorë. Prandaj, Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:
“Unë nuk jam në gjendje që të të bëj hamd aq sa duhet. Ti je siç e ke bërë hamd Vetën Tënde.”
Ajo që do të të ndihmoj të nënvlerësosh veprat e tua dhe të kuptoshë të metat tua, është që të dish obligimin ndaj Allahut. Obligimi yt ndaj Allahut është madhështorë. Ti kurrë nuk do ta përmbushësh atë, por Allahu është Falës dhe Mëshirues. Nëse ti bën atë që mundesh, Allahu do të të falë për atë që nuk mundesh. Përndryshe, obligimi ndaj Allahut është madhështorë dhe askush nuk është në gjendje që ta përmbushë atë. Maddje edhe i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Unë nuk jam në gjendje që të të bëj hamd aq sa duhet. Ti je siç e ke bërë hamd Vetën Tënde.”
1Ighathat-ul-Lahfan (1/66).