Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si mund t’u përgjigjem atyre që thonë se vetëm dijetarët duhet të bëjnë davet dhe askush nuk mund ta bëjë këtë, deri sa të arrijë të njëjtin nivel si dijetarët? A është shpërndarja e fletushkave dhe përhapja e audio-kasetave gjë e cila sjellë dobi pas vdekjes?
Përgjigje: Nuk ka dyshim se vetëm dijetarët duhet të bëjnë davet. Injoranti nuk duhet të bëjë davet, ngase ekziston rreziku që ai të lejon dhe ndalon gjëra pa pasur prova.
Gjithashtu, ekziston edhe rreziku që ai kur të pyetet të jep përgjigje me injorancë, sepse ai është injorant. Pra siç thamë, nuk ka dyshim se daveti duhet të jetë vetëm nga dijetarët, siç thotë Allahu Te’ala:
قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ
“Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me largpamësi.” 12:108
Do të thotë me dije, sepse largpamësia nënkupton të poseduarit e dijes. Thotë Allahu:
ادْعُ إِلِى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ
“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi.” 16:125
Urtësia është dituria. Prandaj, themi se davetgjiu duhet të jetë i përgatitur mirë për davet. Ndërsa, kur është fjala për çështjet më të lehta e të qarta, si: të urdhëruarit e njerëzve për namaz, në mirësjellje ndaj prindërve, në të braktisurit e veprave që janë shirk dhe të tjera,- gjëra këto të cilat pra janë të lehta për t’i ditur- ai i ndalon njerëzit nga këto dhe thërret në Teuhid. Ndërsa për detajet vetëm dijetarët janë ata që duhet të merren me to.”