Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-1-14.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Ne duam disa këshilla në lidhje me disa thirrësa që bien në gabime në akide që pastaj refuzohen dhe bëhet kaos. A duhet refuzuar ata, apo kjo lejohet vetëm për nxënësit e dijes që ta bëjnë këtë?”
Përgjigje: “Ashtu siç e kemi theksuar edhe më herët, se është e detyrueshme vetëm për dijetarët që të refuzojnë. Ata e dinë se si duhet refuzuar, se si duhet të refuzohen dyshimet, kur është koha për këtë dhe kur nuk është koha. Kjo gjë i takon dijetarëve. Ndërsa për vëllezërit të cilëve u mungon bagazhi i dijes, janë të detyruar që çështjen tua referojnë dijetarëve. Ky është një lloj i bashkëpunimit në mirësi dhe në devotshmëri.”