Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vetëm dijetarët duhet t´i lexojnë librat e jobesimtarëve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Data e fetvas: 11/71430 ose 3/7-2009

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyteje: “Cili është gjykimi për të lexuar librat e të krishterëve, hebrenjve dhe feve të tjera, vetëm për argëtim?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar që të lexohen librat e të devijuarve, qofshin ata të krishterë apo të tjerë, përveç për ata që janë të thelluar në dije, të cilët dinë të dallojnë të vërtetën nga e kota. Gjithashtu, qëllimi duhet të jetë që të fitohet dije rreth asaj se çfarë të devijuarit besojnë nga mosbesimi, shirku, ateizmi dhe për t´i vënë në dukje këto gjëra duke i refuzuar ata dhe dyshimet e tyre.

E sa për nxënësit e dijes, fillestarët dhe personin që nuk ka dije, nuk u lejohet atyre që t´i lexojnë këto libra pavarësisht nëse ata i lexojnë ato për tu argëtuar ose për ndonjë motiv tjetër.”

Shpërndaje: