Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vetëm dijetarëve ju lejohet të bëjnë tekfir mbi personin i cili nuk gjykon me Sheriat

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgtatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë mendimi ka Shejkh Muhammed bin Ibrahim për atë që nuk gjykon me ligjet e Allahut? Shumë injorantë hynë në këtë çështje dhe ndoshta bëjnë tekfir mbi dikë që nuk e meriton atë. Cilat rregulla ka tekfiri dhe çfarë mendoni për këtë?”

Përgjigje: “Na mjaftojnë fjalët e Allahut  Te’ala:

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ

 “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.”5:44

Dhe thotë Allahu:

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ

 “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është shkelës i vërtetë.”5:45

Dhe:

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ

 “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është keqbërës i vërtetë.”5:47

Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që Allahu ka shpallur ose është mohues (kafir), ose shkelës (dhalim) ose keqbërës/zullumqarë (fasik). Pra siç edhe u tha, nuk është e lejuar për të gjykuar me ndonjë gjë tjetër përveç asaj çfarë Allahu ka shpallur.”

Pyetje: “Cilat janë rregullat e të bërit tekfir?”

Përgjigje: “Jo çdo njeri ka të drejtë të bëjë tekfir. Tekfiri duhet të bazohet në dituri. Nuk mund të bëhet tekfir mbi njerëzit pa pasur dije. Nuk lejohet të bëhet tekfir mbi njerëzit vetëm për shkak të vigjilencës për fe.

Kjo (bërja e veprave të kufrit) nuk është e mjaftueshme (për bërjen tekfir). Kjo gjë duhet të bazohet në dituri. Duhet të dihet cilët janë faktorët të cilët e nxjerrin njeriun nga feja, dhe kur ai është i justifikuar dhe kur ai nuk është i justifikuar. Çështja bartë me vete rrezik të madh dhe me të nuk duhet të merret askush tjetër përpos dijetarëve të veçantë.”

Shpërndaje: