Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vetëm Ehlul-Sunneti nuk bën kompromise në fe

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu ‘Azze ue Xhel:

مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاء عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاء بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا

“Muhamedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, e të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kur përulen (në ruku), e duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde).” 48:29

Do të thotë, ata e adhurojnë Allahun dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, falin namazin, agjërojnë, janë të qëndrueshëm në të vërtetë, i urrejnë jobesimtarët dhe të ndjehen zemërimin ndaj tyre dhe janë të mëshirshëm ndaj njëri-tjetrit duke i mbështetë në Kur’an dhe Sunnet.

Ndërsa në lidhje me kompromisin…

Ka grupe që bëjnë kompromis me të vërtetën hap pas hapi, një vit bën kompromis në një çështje, vitin tjetër në një gjë tjetër, vitin e tretë në një çështje tjetër e kështu me radhë. Pra, vazhdimisht ata bëjnë kompromise. Dhe kjo nuk është në përputhshmëri me atë që vepronte i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) dhe Sahabët e tij.

Ka njerëz që bëjnë kompromis në fe. Ata janë në mesin e shtatëdhjetë e dy grupeve. Ka një grup që kurrë nuk bën kompromis në fe. Ata janë që i përmbahen rrugës të Dërguarit dhe të Sahabëve. Ndërsa shtatëdhjetë e dy grupe bëjnë kompromise.

Ata pranojnë kompromiset, sillen dhe bëjnë çdo gjë, afrohen me Shiat, Sufitë dhe madje edhe me çifutët dhe të krishterët. Kompromise! I Dërguari e kundërshtoi këtë:

“Do të ndahet ky umet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërit.“

D.m.th. këto shtatëdhjetë e dy grupe bëjnë kompromise në fe, edhe pse ato ndryshojnë në kompromiset e tyre. Disa bëjnë kompromis 50%, 20%, 30%, 60% … Ata ndryshojnë siç thashë. Është vetëm një grup i cili nuk e bën këtë. Është vetëm një grup i cili nuk bënë kompromise.

Ju është thënë atyre të bëjnë kompromis. Ata thanë: ‘Jo!’ Ata thanë: Nuk do t’iu japim pozita, poste ose para … Secili grup ka një pozitë në qeveri, sepse ajo ka bërë kompromis. Atëherë merr post. Të vetmit njerëz që nuk u jepet janë ata që i përmbahen së vërtetës:

وَاللَّهُ خَيْرٌ وَأَبْقَى

“Allahu është më i Miri (në shpërblim) dhe vetëm (dënimi) i Tij mbetet!” 20:73″

Shpërndaje: