Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
El-Maxhruhin, fq. 138
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
El-Maxhruhin, fq. 138
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Xhema’at-ut-Tekfir janë Khauarixh dhe u themelua në Egjipt. Udhëheqësi i tyre ishte Shukri Mustafa. Ekziston një grup i ngjashëm në Pakistan, lëvizja e të cilit bën thirrje për tekfir. Ato janë shfaqur në vende të ndryshme Islame. Por sa po të rritet thirrja e Ehli-Sunnetit, këto grupe fillojnë të shkrihen sepse ato janë të bazuar në dyshime dhe argumente të përgjithshme, ndërsa shumë ajete Kuranore dhe hadithe i refuzojnë ato.
Xhema’at-ut-Tekfir është një sekt i devijuar. Unë i këshilloj vëllezërit që ta shmangin atë dhe t’i konsiderojnë ata si të devijuar dhe të mënjanuar nga feja. Ata paraqesin rrezik si për Islamin ashtu edhe për muslimanët. Ata janë një mjet për të gjithë ata që e fyejnë fenë. Përveç kësaj, unë i këshilloj ata të pendohen tek Allahu dhe të pyesin dijetarët. Nëse ata qëndrojnë në devijimin e tyre dhe e takojnë Zotin e tyre në gjendjen e tyre të tanishme, ata padyshim që do të pendohen.