Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vetëm munafikët dhe injorantët shpifin ndaj Sahabëve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Kohë pas kohe ne dëgjojmë qartë se si Pasuesit e Bidateve, e veçanërisht disa shkrimtarë tanë shpifin ndaj Sahabëve?  Çfarë detyrimi kemi ne?”

Përgjigje: “Ata që shpifin ndaj Sahabëve janë dy grupe njerëzish. Ata ose janë hipokritë që i urrejnë Sahabët, ose janë injorantë të cilët kanë lexuar atë që është shkruar, apo kanë dëgjuar atë që është thënë, duke mos pasur mundësinë që të dallojnë të vërtetën nga e kota. Kështu ata janë ndikuar nga kjo gjë. Është e detyrueshme të jemi me Sahabët, ashtu siç na porosit Kurani dhe Sunneti, të praktikojmë siç praktikuan ata, t’i duam dhe të lutemi për mëshirë e falje për ta:

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا

“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! 59:10″

Shpërndaje: