Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vetëm muslimanët i kurorizojnë muslimanët

Imam Ali bin Muhamed El-Ba’li El-Hanbeli (v. 803)
Et-Tasa’ulat Esh-Sharijeh alal-Ikhtijarat El-Fikhijeh li Shejkh-il-Islam Ibn Tejmijeh, fq. 430
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e vlefshme që një jehudi ose një i krishterë të kryejë kurorëzimin e një burri musliman ose të një gruaje muslimane?

Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijeh ka thënë: Sipas transmetimit të medhhebit Hanbeli, imam Ahmedi ka thënë se as jehudëve dhe as të krishterëve nuk u lejohet të kurorëzojnë një burrë musliman apo një grua muslimane. Po ashtu ata nuk lejohet të jenë kujdestarë (ueli) të tyre. Këtë mund ta bëjë vetëm një musliman.

Shpërndaje: