Imam Hibatullah bin el-Hasan el-Laleka’i (v. 418)
Burimi: Sherh Usul I´tikad Ehl-is-Sunneh uel-Xhema´ah (7/1307)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ebul-Abbas Muhammed ibn el-Asammin Jakub ka thënë:
”Dy Hauarixhë bënin tavaf rreth Qabes kur njëri prej tyre i tha tjetrit: ”Asnjë prej këtyre njerëzve nuk do të hyjë në Xhenet përveç ne të dyve.” Atëherë burri tjetër i tha: ”A është krijuar Xheneti gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka vetëm për mua dhe ty?” Ai u përgjigj: ”Po.” ”Atëherë burri tjetër i tha: ”Atëherë po ta dhurojë atë (Xhenetin),” dhe e braktisi akiden e Hauarixhëve dhe u udhëzua.”