Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: I’anat-ul-Mustafid, fq. 281
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ahmedi transmetoi me një zinxhir të saktë të transmetimit nga Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) i cili ka thënë:
”Prej njerëzve më të këqinjë janë ata që jetojnë kur të ndodhë kijameti dhe ata që i bënë varret vende adhurimi.” 1
Transmetuar nga Ebu Hatim në ”Sahihun” e tij.
Hadithi dëshmon se kijameti nuk do ti godet besimtarët. Ai do ti godet vetëm jobesimtarët. Besimtarët janë njerëzit më të mirë dhe jo më të këqinjë. Prandaj ata nuk do ta përjetojnë kijametin. Ata vdesin para tij. Është transmetuar në mënyrë autentike se si shpirtrat e tyre do të merren para kijametit. Allahu do të dërgojë një erë që merr shpirtin e çdo burri dhe gruaje besimtarë para se të ndodhë çasti. Kështu që mbeten vetëm kufarët dhe njerëzit më të këqinjë në tokë. Ata do të sillen si gomarë, sepse as do të kenë fe, as karakter e as dinjitet.
1 Ahmedi (3844), Ibn Khuzejmeh (789), Ibn Hibani (6847) dhe Tabarani (10413). Autentik sipas Imam Albanit në ”eth-Themar el-Mustatab” (1/363).