Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vezët e festës së Pashkëve dhe dhuratat e krishtlindjeve

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (2/329)

Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Dita e enjte nuk është festë myslimane; ajo është festë krishtere si krishtlindjet dhe dita e trembëdhjetë e krishtlindjeve. Secili umet e ka drejtimin e vet kah kthehen gjatë namazit.

Ehl-udh-Dhimah (jehudët dhe të krishterët që jetojnë në vendet myslimane) nuk duhet ti ndihmojnë myslimanët me festat e tyre, dhe myslimanët nuk duhet ti ndihmojnë Ehl-udh-Dhimah me festat e tyre. Myslimanët as nuk duhet ti shesin diçka atyre që u ndihmonë në festat e tyre dhe nuk u lejohet atyre që t’u japin me qira shtazët e tyre në lidhje me to. Sepse festat e tyre janë të ndaluara nga Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) për shkak të mosbesimit, mëkatit nga e cila ato përbëhen.

Në qoftë se myslimanët marrin pjesë në festat e tyre, dhe për shembull ngjyrosin vezë të pashkëve, i ngjyrosin shtazët e tyre me të kuqe, djegin temjan, bëjnë shpenzime dhe gatuajnë ushqim, çështja është më se e qartë pa patur nevojë për të pyetur për të. Disa dijetarë prej Hanefive dhe Malikive kanë thënë se ai që e bën këtë del nga feja. Disa prej tyre thanë:

”Ndarja e një pjepëri në lidhje me festën e tyre është si të therrësh një derr.”

Shpërndaje: