Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami (v. 1416)
Burimi: Kurrat Ujun-is-Salafijjeh, fq. 451- 452
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Në ditët e sotme, udhëtimet kanë kuptime të ndryshme. Kohët e fundit, udhëtimet politike janë zbuluar. Ato janë politike dhe jo turistike. Në udhëtime të tilla, të rinjtë mësojnë se si të thurin plane për të shkatërruar shoqërinë dhe për të kundërshtuar pushtetarët. Të gjithë që kanë mundësi duhet të dënojnë fenomene të tilla. Nuk lejohet pjesëmarrja në udhëtime të tilla, sepse ato janë për qëllime sabotimi.
Nëse udhëtimet janë në qëllime daveti (thirrja në fe të saktë) ose turistike, atëherë ato janë të padëmshme. Në udhëtimet që kanë për qëllim davetin duhet marrë pjesë dhe duhet udhëtuar në fshatra dhe në vende ku jetojnë beduinët për t’i thirrur tek Allahu. Të rinjtë me personalitete dhe karaktere mjaft të forta dhe me dije si dhe janë nën mbikëqyrjen e dijetarëve ju lejohet të udhëtojnë jashtë shtetit për të bërë davet, në mënyrë që të mos e veprojnë këtë Xhemati Teblig.
Lidhur me atë që po ndodh në kampet ushtarake, në pjesë teatrale dhe përralla, unë i bëj thirrje organizatorëve të tyre që të kenë frikë Allahun duke pasur parasysh rininë muslimane. Mos shkatërroni karakteret e tyre. Mos e humbisni kohën e tyre në gjëra të pavlefshme që në fund të fundit madje edhe i lëndon ata.
Këshilla ime – dhe unë mund të këshilloj vetëm veten time – është se të gjithë njerëzit dashamirës dënojnë këto udhëtime dhe kampet ushtarake dhe para së gjithash pjesët teatrale që janë shfaqur kohët e fundit. Ka dalë në shesh se pjesët teatrale bartin motive dhe ideologji që janë politike. Ndoshta të rinjtë nuk e vënë re këtë, ata mendojnë se është normale. Për fat të keq nuk është kështu.