“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Videot që përshkruajnë Kuranin në Youtube – një lojë me Kuranin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh ed-Durr en-Nadhid (11)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_15_03_1433.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Unë kam një vajzë e cila shkon në klasën e dytë në një shkollë ku mësohet Kurani, shkolla është shtetërore. Mësuesja e saj dëshiron që çdo herë kur ajo lexon një ajet, për shembull në lidhje me xhenetin ajo duhet të vizatojë apo të sjell imazhe të lidhura me të. Për shembull, Allahu thotë në suren ”Muhamed”:

مثل الجنة التي وعد المتقون فيها أنهار

”Shembulli i Xhenetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj…” 1

Këtu ajo dëshiron që vajza të mbledh foto me lumenjë…”

Përgjigje: ”Kjo është një lojë e papërgjegjshme me Kuranin. Kjo është një lojë e papërgjegjshme me Kuranin. Kjo nuk është e lejuar. Kurani dhe Mus´hafi duhet të jenë sikurse janë. Asgjë nuk duhet ti shtohet atyre. Është luajtur një lojë e papërgjegjshme me Mus´hafin tani. Kur zjarri përmendet shkronjat kanë ngjyrë të kuqe. Kur xheneti përmendet shkronjat janë ngjyrë të gjelbër. Unë nuk e kuptoj se si ata veprojnë në këtë mënyrë. Nuk lejohet që Mus´hafi të ekspozohet për një lojë të tillë e cila është e papërgjegjshme. Masahif duhet të mbahen të pastër nga këto dukuri.”


1 Muhammed 47:15

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram