Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vishu sipas Sunnetit dhe zvhishu sipas Sunnetit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (1/442)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

168 – Hafs bin Umeri na tregoi: Shu’be na tregoi: Ash’ath bin Sulejm më informoi: E dëgjova babanë tim duke treguar nga Masruki, nga Aisha e cila tha:

“Profetit (salAllahu alejhi ue selem) i pëlqente që të fillojë me anën e tij të djathtë kur ai lidhte sandalet e tij, kur rregullonte flokët e tij, kur lahej, dhe çdo gjë tjetër që ai e bënte.”

A përfshin kjo gjithashtu këmishat dhe të ngjashme? Po. Ai së pari duhet të futë krahun e djathtë në mëngë dhe pastaj krahun e majtë në mëngën e majtë, këmbën e djathtë në këmbën e djathtë të pantallonave dhe pastaj këmbën e majtë në këmbën e majtë të pantallonave.

Njeriu duhet ti mendoj këto çështje në mënyrë që ai të arrijë shumë mirësi dhe ti bëjë punët e tij adhurim. Ne i lëmë pas dore këto shumë dhe harrojmë. Ne e shohim se si disa zbathin të djathtën para të majtës, e mbathin të majtën para të djathtës, pa marrë parasysh nëse është sirual (pantollona) apo këmishë. Njeriu duhet të shfrytëzojë kohën dhe vazhdimisht të ketë qëllim të drejtë. Nëse adaptohet e bën zakon ketë kurrë nuk e neglizhon dhe harron.

Shpërndaje: