Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vizita e të afërmëve dhe dalja nepër dyqane

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (11)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Kur i lejohet gruas për të dalë jashtë shtëpisë kur ajo dëshiron që t’i vizitoj të afërmit e saj? Çfarë është gjykimi për gruan që të dalë nëpër dyqane?  A është e lejueshme për djalin e saj që të refuzojë për të shkuar me nënën e tij nëpër dyqane?

Përgjigjen: Lidhur me vizitat e saj familjare, aq më shumë të qëndrojë në shtëpinë, aq më mirë është. Sot është e lehtë për të bërë vizita nga shtëpia, d.m.th. nëpërmjet telefonit. Shembull mund të telefononi të afërmit dy herë në ditë. Por në qoftë se ka nevojë për t’i parë ata, dhe dëshiron t’i vizitojë, për shembull: është sëmurë një i afërm e gjëra të ngjashme, ajo mund t’i vizitojë me kusht që ajo të mos jetë e zbukuruar dhe të mos jetë parfumuar. Ajo duhet të ecën si një grua e cila ka turp dhe të qëndrojnë larg nga çdo sprovë.

Në lidhje me daljen e gruas në treg e vetmuar, s’ka të keqe në të. Ajo nuk duhet të jetë e parfumuar apo e zbukuruar. Megjithatë është më mirë që të mos të dal në treg por ta lus burrin e saj, vëllanë apo djalin e saj që të bëjnë blerjet për të.  Por në qoftë se ajo është e detyruar të shkojnë vetë, atëherë nuk ka bërë mëkat në qoftë se ajo ka dalë siç duhet.

E në qoftë se nëna i kërkon djalit të saj që të shkojë me të në treg dhe qëllimi i shkuarjes është i hallall, është gjest i mirësjelljes për t’iu bindur asaj. Gjithashtu kjo vepër është në mbrojtje e saj.

Shpërndaje: