Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shahri (34)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua ka ndërmend të bëjë haxhin ose umren dhe do kaloj në qytetin e Medines. A i lejohet asaj që ta vizitojë varrin e profetit ﷺ?
Përgjigje: Ajo nuk duhet ta vizitojë varrin e profetit ﷺ. Nuk është e domosdoshme që ajo ta bëjë këtë. Nëse i dërgon salavate profetit ﷺ salavatet i arrijnë atij kudo që të jeni në tokë. Pra nuk është e domosdoshme që të qëndrosh pranë varrit të tij për t’i dërguar salavate. Përveç kësaj shumë dijetarë thonë se ajo mallkohet nëse e vepron këtë. Profeti ﷺ i ka mallkuar gratë që vizitojnë varret. Pra siç u tha ajo nuk duhet ta vizitojë varrin e profetit ﷺ. Mjafton nëse ajo e përshëndet atë duke qenë brenda xhamisë, në shtëpin e saj apo kudo.