Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui El-Mundhiri
Et-Targhib Uet-Terhib (2/110-113)
Komentues: Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Sahih Et-Terghib Uet-Terhib (1/590-591)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1 – Ebu Katadeh -radijAllahu anhu- ka transmetuar se i dërguari i Allahut ﷺ u pyet lidhur me agjërimin në ditën e Arafatit.
Ai tha:
“Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen pas tij.“1
Transmeton Muslimi dhe teksti është i tij, Ebu Daudi, Nesai, Ibn Maxheh.
“Shpresoj që Allahut të m’i falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm.”2
Transmeton Tirmidhi, hadithi është autentik sipas Albanit në Sahih Et-Terghib Uet-Terhib.
2 – Gjithashtu transmetoi Ibn Maxheh nga Katadeh bin En-Nu’man -radijAllahu anhu- i cili tha se e kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Ai që agjëron ditën e Arafatit i falen mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm.”3
3 – Sehl bin Sad -radijAllahu anhu- ka transmetuar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ai që agjëron ditën e Arafatit i shlyen mëkatet e dy viteve rresht.”4
Transmeton Ebu Ja’la dhe transmetuesit e këtij hadithi janë të Bukharit.
4 – Ebu Seid El-Khudri -radijAllahu anhu- ka transmetuar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e dy viteve dhe agjërimi i ditës së Ashures shlyen mëkatet e një viti.”
“Ai që agjëron ditën e Arafatit, i falen mëkatet e vitit të kaluar dhe po ashtu të vitit të ardhshëm. Ai që agjëron ditën e Ashures, i falen mëkatet e një viti.”5
Transmetuar nga Tabarani në El-Auset me një zinxhir të mirë transmetimi.
5 – Seid bin Xhubejr tha:
“Një burrë e pyeti Abdullah Ibn Umerin në lidhje me agjërimin e ditës së Arafatit.
Ai tha:
“Kur ishim me të dërguarin e Allahut ﷺ e konsideronim se ajo përbën sa agjërimi i dy viteve.”6
Transmetuar nga Tabarani El-Auset me një zinxhir të mirë transmetimi.
1 Hadithi është autentik sipas Albanit në Sahih Et-Terghib Uet-Terhib (1/590) hadithi është autentik.
2 Hadithi është autentik sipas Albanit në Sahih Et-Terghib Uet-Terhib.
4 Albani ka thënë: “Këto janë fjalët e tij. Në zinxhir është Ebu Hafs Et-Ta’ifi dhe ai quhet Abdus-Selam bin Hafs. Ebu Daudi është i vetmi prej gjashtë autorëve që transmeton nga ai. Ai është i besueshëm.” (ibid).
5 Albani ka thënë: “Autentik me ndihmën e transmetimeve të tjera.” (ibid).
6 Albani ka thënë: ”I mirë me ndihmën e transmetimeve të tjera.” Sahih Et-Terghib Uet-Terhib (1/591)).