Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve në Sheual – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://youtu.be/Jm2GNZ2LKqk

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ai që e agjëron Ramazanin dhe e pason me agjërimin e gjashtë ditëve në muajin Sheual, është sikurse të ketë agjëruar dehr. Është e pëlqyeshme të agjëroj 6 ditë nga muaji Sheual, pasi të ketë agjëruar Ramazanin.

Duke u bazuar në thënien profetit :

”Ai që e agjëron Ramazanin dhe e pason me agjërimin e gjashtë ditëve në muajin Sheual, është sikurse të ketë agjëruar tërë kohën.”

Do të thotë e ka agjëruar tërë vitin/vitin e plotë.

Sepse shpërblimi për një vepër është dhjetëfish. Agjërimi i Ramazanit është sa agjërimi i 10 muajve, dhe agjërimi i gjashtë ditëve është sa agjërimi i 2 muajve dhe viti i ka 12 muaj. Kjo është domethënia e hadithit të tij :

”sikurse të ketë agjëruar tërë kohën”

d.m.th. një vit të plotë.

Shpërndaje: