Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve në Sheual – Bin Baz

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Agjërimi i gjashtë ditëve në Sheual është një sunnet i saktësuar nga i dërguari i Allahut . Është saktësuar se i dërguari i Allahut  ka thënë:

“Të agjërosh Ramazanin dhe ta pasosh atë me agjërimin e gjashtë ditëve në Sheual është sikurse të agjërosh një vit të tërë.” Transmeton Muslimi (1164).

Këto gjashtë ditë nuk kanë ditë të caktuara në këtë muaj. Kjo është në zgjedhjen e besimtarit që të agjërojë ato ditë që ai dëshiron në këtë muaj. Ai mund t’i agjërojë ato në fillim të muajit, në mes të muajit ose në fund të muajit. Ai mund t’i ndajë ditët dhe ai mund t’i agjërojë ato një pas një. Pra, ka disa opsione, elhamduliLah. Megjithatë, është më mirë për t’i agjëruar ato të gjitha përnjëherë në fillim të muajit sepse kjo është një mënyrë për të garuar në vepra të mira. Ky veprim nuk është i detyrueshëm prandaj ai mundet ta lë atë çdo vit. Megjithatë është më parësore dhe më e vlefshme për tu kujdesur për agjërimin e tyre.

Profeti  ka thënë:

“Vepra të cilën Allahu e do më së shumti është vepra e vazhdueshme edhe nëse është e pakët.” Bukhari (5862) dhe Muslimi (782).

Lidhur me personin i cili është i obliguar që t’i kompensojë ditët nga Ramazani i kaluar, ai duhet ta bëjë këtë para se të fillojë me agjërim vullnetarë.

Profeti  ka thënë:

“Agjërimi i Ramazanit dhe pasimi i tij me agjërimin e gjashtë ditëve në Sheualit është sikurse të agjërosh një vit të tërë.”

Ai që agjëron këto gjashtë ditë para se të ketë plotësuar agjërimi e Ramazanin, ai nuk e ka plotësuar tërë Ramazanin. Është e obligueshme për t’i agjëruar ditët e humbura ndryshe nga agjërimi i gjashtë ditëve të cilat janë vetëm vullnetare. Obligimi ka përparësi para veprimeve vullnetare.

O muslimanë! Nxitoni në devotshmëri ndaj Allahut (azze ue xhel) dhe kërkoni kënaqësinë e Tij. Luftoni kundër vetes suaj për hir të Allahut (azze ue xhel) dhe nxitoni që vazhdimisht të pendoheni sinqerisht për të gjitha mëkatet. Luftojeni epshin, shejtanin dhe shpirtin që tenton të keqen.

Nxitoni pas jetës së përtejme. Nënshtrojuni të përulur Allahut. Lutuni Atij vazhdimisht, dhe shpesh kujtojeni Atë, dhe kërkoni falje prej Tij. Ai do tju përgjigjet lutjeve tuaja, do të përmirësojë gjendjen tuaj, do tua lehtësoj çështje tuaja, do t’ju dhurojë mirësi, do t’ju kursej nga të gjitha vështirësitë dhe do t’ju mbrojë nga kurthet e armiqve tuaj dhe nga çdo e keqe në të dy jetët.

Allahu (azze ue xhel) ka thënë

E ata të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e bamirësve.” 29:69

Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj që besojnë dhe që punojnë mirësi e drejtësi, se Ai patjetër do t’u sigurojë atyre vazhdimësinë (e fuqisë së tashme të udhëheqësve) në tokë, ashtu siç ua siguroi Ai këtë atyre përpara tyre dhe se Ai do t’u sigurojë fuqinë për të zbatuar e përmbushur fenë e tyre, atë të cilën Ai e ka zgjedhur për ta (Islamin). Dhe padyshim që Ai do t’u japë atyre në shkëmbim siguri e ruajtje pas frikës së tyre, (me kusht) që këta besimtarë të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos bashkojnë gjë tjetër (në adhurim) me Mua.” 24:55

Por nëse ju qëndroni të duruar dhe bëheni muttekinë (të përkushtuar ndaj Allahut), as dëmi më i vogël nuk do t’ju vijë nga dinakëria e tyre. Sigurisht, Allahu është Rrethues për gjithçka që ata bëjnë.” 3:120

Padyshim që për muttekinët (të përkushtuarit, në besimin e vërtetë Islam) janë kopshtet e kënaqësisë (në xhenet) tek Zoti i tyre.” 68:34

Sot, është veçanërisht koha për t’iu afruar Allahut me anë të mëshirës dhe ndihmës ndaj të varfërve dhe nevojtarëve. Lëmosha është një nga veprat më të mëdha me të cilat Allahu largon vështirësitë dhe u dhuron mëshirë.

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

”Dhe jepni për në rrugë të Allahut e mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.” El-Bekare 2:195

”S’ka dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve.” El-A’raf 7:56

”Por nëse ju ia falni (borxhin) në shenjë mirësie, kjo është shumë më mirë për ju, vetëm sikur ta dinit.” El-Bekare 2:280

”Besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.” El-Hadid 57:7

Profeti  ka thënë:

“Lëmosha shuan mëkatet në të njëjtën mënyrë siç shuan uji zjarrin. E njëjta gjë vlen edhe për namazin e burrit në mes të natës.” Ibn Maxheh (3973) dhe Ahmedi (22069). Autentik përmes tjerëve sipas Albanit në ”Sahih-ut-Targhib uet-Terhib” (2866).

Pastaj lexoi:

Ata që e braktisin gjumin për ti’u lutur Zotit të tyre me frikë dhe shpresë dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. Askush nuk di se çfarë gëzime të fshehta janë për ta – shpërblimi për atë që kanë punuar.” Es-Sexhde 32:16-17

Profeti  ka thënë:

“Mëshiruesi i mëshiron të mëshirshmit. Mëshironi ata që janë në tokë, Ai që është mbi qiell do të mëshirojë ty.” Ebu Daudi (4941), Tirmidhi (1924) dhe Ahmedi (6494). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami” (3522).

Ai  gjithashtu ka thënë:

“Ai që nuk mëshiron nuk mëshirohet.” Bukhari (5997) dhe Muslimi (2318).

Ne e lusim Allahun që të përmirësoj gjendjen e të gjithë muslimanëve, duke i mbushur zemrat e tyre me frikë dhe të përmirësoj udhëheqësit e tyre dhe ti bëj ata të gjithë që të pendohen sinqerisht për mëkatet e tyre dhe t’i përmbahen Librit të Allahut (azze ue xhel) në të gjitha çështjet. E lusim Atë që ti mbrojë ata nga komplotet e armiqve të tyre. Ai është i aftë për çdo gjë. Allahu e nderoftë. Salavatet, selamet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij, dhe mbi shokët e tij në përgjithësi.

 

Shpërndaje: