Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit

Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui el-Mundhiri (v. 656) 
Burimi: et-Targhib uet-Tarhib (998) 
Komentues: Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420) 
Burimi: Sahih-ut-Targhib uet-Tarhib (1/144)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

81 – Dy burra u përmendën në praninë e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem): një adhurues dhe një dijetar. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka tha:

“Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit është si vlera ime ndaj më të voglit prej jush (në dije).”

Pas kësaj, i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tha:

“Allahu, engjëjt e Tij dhe të gjithë në qiej dhe në tokë, duke përfshirë edhe milingonat në zgavrat e tyre dhe peshqit i lavdërojnë dhe luten për ata që ua mësojnë njerëzve të mirën.”1


Transmetuar nga Tirmidhi i cili tha:

“Hadithi është i mirë dhe autentik.”

1 I mirë përmes të tjerëve

Shpërndaje: