“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Vlera e monoteizmit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Shpjegimi i librit Bazat e fesë fq. 3-4.

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Dituria mbi monoteizmin është me të vërtetë dituria më fisnike nga të gjitha llojet e dijes. Ajo ka statusin më të lartë, dhe është obligimi më parësorë se çdo gjë tjetër për ta mësuar. Kjo sepse monoteizmi ka të bëjë me njohjen e Allahut (Azza ue xhel), Emrat e Tij, Atributet dhe obligimet e robërve ndaj Tij. Gjithashtu kjo dituri është rruga për tek Allahut i Lartësuar, dhe baza e ligjeve të Tij. Ky ishte edhe misioni i të gjithë të Dërguarve të Tij, pra thirrja në monoteizmin e Allahut (Njëshmërinë e Tij). Thotë Allahu në Kuran:

”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje, e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, pra më adhuroni”!” 21:25

Ai dëshmoi për veten e Tij se Ai është Një, gjë të cilën e bëjnë edhe engjëjt dhe njerëzit e ditur. Allahu i Lartësuar thotë:

”Allahu dëshmoi se nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt dhe dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Tij, Fuqiplotit e më të Urtit.” 3:18

Pasi që kjo është vlera e monoteizmit në islam, atëherë nënkuptojmë se është obligim për çdo mysliman që ta mësoj atë për veten e tij dhe t’ua mësojë edhe të tjerëve. Gjithashtu, të punojë sipas mësimeve të tij me bindje të plotë. Kjo bëhet në mënyrë që njeriu ta ndërtojë fenë e tij mbi baza të shëndosha, në paqe dhe nënshtrim ndaj Krijuesit vetëm e vetëm për të shijuar lumturinë e besimit të shëndoshë dhe për të arritur rezultatin e kërkuar në ahiret.

Shpërndaje: