Imam Shemsudin Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Libri ”Et-Tibun-Nebui” (Mjekësia e të dërguarit).
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Orizi i kafenjtë ndryshon nga i bardhi në strukturë pas zierjes dhe ato dallojnë nga njëra-tjetra për vlerat ushqyese që përmbajnë dhe për shijen e tyre. Orizi është ushqim kokërr më i përdoruri pas miellit dhe ka natyrë të jashtëzakonshme. Orizi është kokërr e amidonit e barit që rritet në vise të nxehta. Orizi i mbështjell lehtë zorrët dhe e forcon lukthin.
Disa mjekë pohojnë se orizi është produkti më i ushqyeshëm, sidomos kur të zihet me qumësht lope, kur bëhet më pak mbyllëse (kapsllëku), kurse ngrënia e orizit me sheqer mënjanon ënjtjet (fryerjet). Ngrënia e rregullt e orizit e përmirëson shëndetin e rrit pjellorinë dhe ndihmon trupin për të prodhuar më shumë spermë.
Është një hadith që thotë:
”Mishi është pasqyrë e vlerës suaj, kurse orizi vjen menjëher pas tij.” (Buhariu, 9/492; Muslimi nr 2811)
Këtu duhet të theksohet se ekzistojnë dy hadhithe apokrifë që bëjnë fjalë për orizin, për të cilat kanë thënë gabimisht se janë të të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem). Në ato hadhithe thuhet: ”Sikur orizi të ishte njeri,ai do të ishte i durueshëm” dhe tjetri”Orizi ka fuqi shëruese dhe nuk ka sëmundje (në vete).”
Orizi përmban përafërsisht 85% amidon, 29% azot, 1% substanca yndyrore dhe 12% ujë.Është i pasur me vitaminë E dhe me pjesën më të madhe të vitaminave B, me proteina, kalcium, fosfor, pejza dhe hekur.