Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vlerësimi i imam Albanit për Sejjid Kutbin!

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur nr (814)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

”Ne shumë herë kemi thënë se Sejjid Kutubi -Allahu e mëshiroftë- nuk ishte dijetar, por ishte një njeri i letërsisë dhe shkrimtar, ai nuk ka ditur të shprehet rreth çështjeve të akides (besimit) Islam, e veçanërisht akides Selefije, prandaj nuk duhet të merremi shumë me fjalët e tij, sepse ai nuk ishte dijetar, nuk ishte dijetar rreth Kuranit dhe sunnetit e as rreth menhexhit të selefëve. Shumë shprehje të tij janë shprehje spontane, metaforike dhe nuk janë shprehje të dijes sheriatike, e sidomos shprehje selefije. Ne nuk hamendemi për ta refuzuar këtë shprehje, më së paku mund të thuhet se ai ka dashur të thotë se “Kurani nuk është fjalë e Allahut” në të vërtetë siç është besimi i Ehli-Sunnetit.”

 

Shpërndaje: