Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Xhudah (31), min: 22.32
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Sa i përket elektoratit, unë besoj se ne duhet ti votojmë islamistët, të cilët vetë janë pajtuar që të hynë në këtë rrezik. Arsyetimi im këtu është se duhet shmangur një dëmi më të madh me një më të vogël. Prania e tyre në parlament është, në fund të fundit më e pak e keqe sesa mbështetësit e partive të tjera (si komunistët, pasuesit bathist dhe ateistë) që janë aty. Kështu, unë i këshilloj vëllezërit tanë që të votojnë për kandidatët islamikë. Ju ndoshta keni lexuar se islamistët janë shumicë në parlament tani. Megjithatë, unë nuk mendoj se ata do të ndryshojë gjë në parlament. Prandaj, e konsideroj se kandidati është siç ka thënë profeti (salAllahu alejhi ue selem):
“Dijetari i cili nuk vepron me të që ka mësuar është si një qiri; ai digjet në vetvete dhe ndriçon të tjerët. “
Kandidati djeg veten dhe ndoshta i furnizon të tjerët me pak dritë. Megjithatë, rezultati është se drita në fund digjet dhe humbet tërë dritën. Kështu unë e shoh këtë çështje.