Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si duhet vepruar me ata që bëjnë thirrje për të ashtu quajturit të drejtat e grave, siç është vozitja e makinës, dhe që disa lëndë të heqin nga programi shkollorë si dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut?
Përgjigje: Vozitja e makinës nuk i përket të drejtave të gruas. Të drejtat e saj janë droja dhe dëlirësia dhe që ajo të qëndroj larg nga meshkujt dhe që ajo të nderohet. Vozitja e makinës i përket burrave e jo grave. Ajo është e përshtatshme për burrat e jo për gratë pasi kjo i fut ato në shumë ndalesa. Çfarë the tjetër?
Pyetje: Faktin se disa lëndë janë hequr nga programi si dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut.
Përgjigje: Këta njerëz dëshirojnë edhe të braktiset namazi me xhemat dhe që gruaja të heq vellon e saj dhe të lejohet kamata pasi që ajo një ekonomi e kësaj bote. Ata kanë vendosur kërkesa të shumta. Këto janë disa shembuj për ndryshimin e fesë. Ata duan të ndryshojnë fenë.