Shejkh Salih bin Sad es-Suhejmi
Min: 5:05
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Grupet si ISIS, Nusrah dhe Al-Kaida dhe grupet e tilla i atribuojnë vetes gjëra të cilat nuk i përkasin atyre. Ata po luftojnë në rrugën e Iblisit. Betohem në Allahun se po luftojnë në rrugën e Iblisit. Ata masakrojnë muslimanët dhe e quajnë këtë veprim xhihad. Ata kanë vrarë më shumë muslimanë sesa jomuslimanët e kanë bërë.
Ne jemi të detyruar të ruhemi nga këta dhe nga drejtime të ngjashme. Nuk duhet të dëgjojmë të gjitha lavdërimet dhe fitoret që përhapen në mediat sociale. Ata vrasin, djegin dhe therin muslimanët sikurse devetë. Madje devetë janë mëshiruar më shumë. Këta njerëz janë sabotues dhe jo luftëtarë. Ai që i quan ata luftëtar është një gënjeshtar i keq dhe mashtrues, pavarësisht se sa pretendues qoftë ai. Le t’i referohemi të gjithë së bashku dijetarëve në këtë çështje.