Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Buhari (1/97)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë:
وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا فَإِن بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَى فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّى تَفِيءَ إِلَى أَمْرِ اللَّهِ فَإِن فَاءتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ
“Nëse dy palë besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, pajtojini ata. Por, nëse njëra palë sulmon tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit, derisa të kthehet në urdhrat e Allahut. E, nëse kthehet, atëherë pajtojini ata midis tyre, me drejtësi dhe paanësi, sepse Allahu i do ata që veprojnë me drejtësi. Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre.” 49:9-10
Pika e padiskutueshme qëndron në fjalët e Allahut: “Me të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre.”
Në këtë ajet, Allahu i quajti ata besimtarë, mirëpo disa kanë thënë se, ata ishin besimtarë para se para se ata të fillonin të luftojnë mes vete. Mirëpo, kjo thënie është e dobët në vetvete dhe e paargument, ngase në vazhdim të ajetit Allahu tha: “…pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre.”
Ndërsa, fjala e Profetit salallahu alejhi ue selem në të cilën ka thënë:
سباب المسلم فسوق وقتاله كفر
“Fyerja e myslimanit është mëkat, ndërsa vrasja e tij është mosbesim.”[1]
E ka për qëllim për mosbesim të vogël (kufër i vogël).
___________________________________
[1] Buhariu (48) dhe Muslimi (64).