Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vrasja e vajzave të profetit – një akuzë tragjike

Imam Abdullah bin Adi el-Xhurxhani (v. 365)

Burimi: el-Kamil fi Dhu’afa-ir-Rixhal (8/515-516)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ali bin Ahmed bin Meruan na tregoi: as-Saghani na tregoi: Ebu Ma’mer na tregoi: Abad bin Abad na tregoi:

“Kam takuar Junus bin Khabbab i cili më tha: “Uthmani e mbyti vajzën e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).” Unë i thashë: “Atëherë pse profeti ia dha edhe vajzën tjetër atij?” Ai tha: “Ti nuk do të ke sukses.”

El-Husejn bin Muhammed bin edh-Dhahhak na tregoi: Ahmed bin Sad bin Ebi Merjem na tregoi: E pyeta Jahja bin Ma’inin për Junus Khabab pas së cilës ai u përgjigj:

“Ai ishte Rafidi.”

Abad el-Mahlabi na tregoi përmes tij i cili ka thënë: E kam dëgjuar Junus bin Khababin duke thënë:

“Unë dëshmoj se Uthmani i mbyti vajzat e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).”

Ahmed bin Ali el-Mada’ini na tregoi: Muhammed bin Abdil-lah bin Abdil-Hakam na tregoi: Is’hak bin Ibrahim el-Bauardi na tregoi: Uehb bin Xherir na tregoi se ai e dëgjoi Abad bin Abad el-Mahlabin duke thënë:

“E kam takuar Junus bin Khababin në Ahuaz. Ai tha: “Uthman i mbyti vajzat e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).” Unë i thashë atij: “Ai e mbyti njërën pas të cilës profeti ia dha një tjetër atij?” Ai tha: “Largohu prej meje. Ti vetëm pason epshin tënd.”

Ahmed bin Ali bin Bahr na tregoi: Abdullah bin Ahmed ed-Dauraki na tregoi: Ibrahim bin Zijad na tregoi: Abad bin Abad na tregoi:

“Shkova tek Junus bin Khababi dhe e pyeta në lidhje me hadithin në lidhje me dënimin e varrit. Ai më tregoi dhe më tha: “Këtu është një fjali që Nasibah e fshehin.” Unë i thashë: “Cila?” Ai tha: “Pyetja në varr: “Kush është udhëheqësi yt?” Ai që përgjigjet “Ali bin Ebi Talibi” shpëton? Unë i thashë: “Unë kurrë nuk e kam dëgjuar këtë.” Ai tha: “Nga je ti?” Unë u përgjigja: “Nga Basrah.” Pastaj ai tha: “Ti je një Uthmani i neveritshëm! Ti e do Uthmanin që mbyti vajzat e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).” Unë i thashë: “Ai e mbyti njërën pas së cilës profeti ja dha tjetrën vajzë atij?” Ai heshti.”

Shpërndaje: