Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vuan nga vesveset e vazhdueshme në abdes dhe namaz

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (107)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ai që vuan nga vesveset e vazhdueshme në abdes dhe namaz, ai pyet si duhet t’i largojë ato pasi që është përpjekur dhe është përpjekur (që t’i largojë ato)?

Le të veprojë atë që ka përmendur Allahu:

Por nëse shejtani të shtyn në ndonjë ves, ti kërko strehim (mbrojtje) te Allahu. Ai është Gjithëdëgjuesi i Gjithëdituri!”1 El-A’raf 7:200

Kërko strehim (mbrojtje) te Allahu dhe Ai do të mbrojë (dhe do të shërojë nga kjo) in sha’a Allah.


[1] Thuaj: “E’udhu bil-Lahi minesh-shejtanirr-rraxhiim.”

Shpërndaje: