Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsirul-Kuranil-‘Adhim (1/111)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu Te’ala ka thënë:
فَإِن لَّمْ تَفْعَلُواْ وَلَن تَفْعَلُواْ فَاتَّقُواْ النَّارَ الَّتِي وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ أُعِدَّتْ لِلْكَافِرِينَ
“Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni, atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët dhe që është përgatitur për jobesimtarët.” 1
“… që është përgatitur për jobesimtarët.”
Duket qartë se përemri vetor i fshehur në “… që është përgatitur për jobesimtarët.” i referohet “Zjarrit”, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ky përemër, gjithashtu mund t’i referohet “gurëve”, gjë të cilën e thotë Ibn Mesudi (radijAllahu anhu). Megjithatë, nuk ka asnjë kontradiktë ndërmjet dy kuptimeve, sepse ato janë të lidhura njëra me tjetrën.
“… që është përgatitur …”, do të thotë se “është duke i pritur ata që mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij (salAllahu alejhi ue selem)”. Ibn Is´haku transmeton nga Muhamedi, e ky nga ‘Ikrime, e ky nga Sa’id bin Xhubejr dhe ky nga Ibn Abbasi i cili ka thënë për “… që është përgatitur për jobesimtarët.” –do të thotë: “Për ata që pasojnë atë që pasonit ju më herët –prej gjërave të kufrit.”
Shumë prej Imamëve të Sunnetit, me këtë pjesë të ajetit (“… që është përgatitur …”), argumentonin se Xhehenemi ekziston qysh tani. Do të thotë është i gatshëm dhe duke pritur.
Janë transmetuar shumë hadithe të ngjashme me këtë ajet, disa prej tyre janë:
تَحَاجَّتِ الْجَنَّةُ وَالنَّارُ
“Xheneti dhe Xhehnemi argumentuan…”
Dhe hadithin tjetër:
اسْتَأْذَنَتِ النَّارُ رَبَّهَا فَقَالَتْ رَبِّ أَكَلَ بَعْضِي بَعْضًا، فَأَذِنَ لَهَا بِنَفَسَيْنِ: نَفَسٌ فِي الشِّتَاءِ وَنَفَسٌ فِي الصَّيْفِ
“Zjarri kërkoi leje nga Zoti i tij, dhe tha: “O Zoti im, një pjesë e imja ka ngrënë pjesën tjetër”. Ai e lejojë atë të nxjerr frymën dy herë, një herë në dimër dhe një herë në verë.”
Ibn Mesudi ka thënë: “Një ditë prej ditësh, dëgjuam një të krisur, dhe pyetëm: “Çfarë ishte kjo?” Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:
هَذَا حَجَرٌ أُلْقِيَ بِهِ مِنْ شَفِيرِ جَهَنَّمَ مُنْذُ سَبْعِينَ سَنَةً الْآنَ وَصَلَ إِلَى قَعْرِهَا
“Ky është një gur që u hodh nga buza e Xhehenemit shtatëdhjetë vjet më parë, ndërsa tani arriti në fundin e tij.” 2
Gjithashtu, kemi edhe hadithin e namazit të “eklipsit të hënës”, hadithin e “Israsë dhe Miraxhit”dhe hadithe të tjera të shumta autentike dhe muteuatira3 që dëshmojnë për këtë gjë. Ndërsa, Mu’tezilet e mohojnë këtë gjë, për shkak të injorancës që kanë, dhe mendimin e tyre e përkrah edhe el-Kadi Mundhir bin Se’id el-Bel-lutij, gjykatës në Andalus.
1 El-Bekare 2:24
2 Muslimi
3 Ai hadith që transmetohet nga një numër i madh transmetuesish, gjë e cila e pamundëson jo-autenticitetin e tij.