“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Xhemati Teblig bëjnë më shumë dëm sesa dobi

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Askush nuk mund ta mohojë atë se një pjesë e madhe e njerëzve të thjeshtë janë ndikuar nga Xhemati Teblig. Mirëpo, thirrja e tyre (ndikimi) nuk është ajo nga e cila është i kënaqur Allahu dhe me të cilin ka thirrur i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem.

Kështu ngase ndikimi i tyre për shembull është në pyetje për atë i cili nuk falet, kurse tani fillon të falet apo ka pirë alkool, kurse tani është larg tij. Nuk ka dyshim se ky është një përmirësim dhe ndikim pozitiv.

Por, nëse një thirrës i vërtetë përdorë fuqinë e tij që t’i thërret ata ose të tjerët në atë për të cilën u dërguan të Dërguarit salallahu alejhim ue selem dhe për të cilën u zbritën Librat e shenjta e që është  thirrja në Teuhid, atëherë ata (Xhemati Teblig) thonë: “Nuk duam t’i përçajmë njerëzit.” Prandaj themi se këta njerëz bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

Shpërndaje: