Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Xhematu Teblig thonë se thërrasin në Islam në të njëjtën mënyrë sikurse thërriste i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, ata argumentohen me thënien e tij:
“Transmetoni prej meje, qoftë edhe një ajet të vetëm.”
Ata thonë se e veprojnë vetëm atë çfarë e vepruan të dërguarit. Si duhet t’i përgjigjemi kësaj?”
Përgjigje: “Po, u themi atyre se kjo është e vërteta nëse ju thërrisni në Teuhid. Thirrja e të Dërguarve filloi me Teuhid. A ua mësoni ju njerëzve Teuhidin dhe a i ndaloni nga ata shirku? Nëse veproni kështu, atëherë ju jeni duke pasuar Sunnetin e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Por, ju jo që nuk e përmendni Teuhidin. Megjithëkëtë, ju edhe ikni nga teuhidi dhe gjithashtu i largoni e i kërcënoni ata të cilët thërrasin në Teuhid. Pra, ju nuk pasoni rrugën e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem.”