Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gash
Burimi: https://m.youtube.com/watch?v=abCqWfElKPs&t=7s
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Tregimi i cili tregohet nga imamët e daues, ku ceket se si sahabët e kanë gjetur trupin e profetit Daniel dhe pastaj e fshehin varrin e tij duke hapur 13 varre, dhe në njërin prej tyre e varrosën që të mos dihej se në cilin varr ishte varrosur dhe të mos merrej varri i tij për faltore, a është tregim autentik?
Përgjigje: Çfarë po mendon me imamët e daues?
Pyetësi: Nipat e Shejkh Muhammed bin Abdul-Vehabit.
Përgjigje: Me këtë term në ditët e sotme është për qëllim ‘Xhemati Teblig’.
Pyetësi: Jo, nuk mendova për ta.
Përgjigje: Unë e di që ti nuk mendove për ta, mirëpo mund ta kuptosh ashtu. Për atë u befasova nga ajo çfarë kuptova. Këta njerëz nuk shqetësohen fare për këto pyetje që kanë të bëjnë me tematika të tilla (Teuhidin). (v.p. Tregimi është autentik).