Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Xheneti është i rrethuar nga vështirësitë dhe Xhehenemi është i rrethuar nga epshet

Imam Muhamed bin Ahmed el-Kurtubi 

Burimi: el-Muntaka min et-Tedhkirah, fq. 240-242

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Enesi (radijAllahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Xheneti është i rrethuar me vështirësi dhe Xhehenemi është i rrethuar nga epshet.” 1

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka transmetuar se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Pasi që Allahu (Azze ue Xhel) e kishte krijuar Xhenetin dhe Xhehenemin, Ai e dërgoi Xhibrilin (alejhis-selam) në Xhenet dhe i tha:” Shikoje atë dhe atë që kam përgatitur për banorët e tij! ”Xhibrili shikoi në të, u kthye dhe tha: ”Pasha fuqinë Tënde! Askush nuk do të dëgjojë për të, vetëm se ata do të hyjnë në të. ”Pastaj Allahu urdhëroi që Xheneti të rrethohet me vështirësi. Pastaj Ai i tha Xhibrilit (alejhis-selam): ”Shko dhe shiko në të!” Atëherë Xhibrili tha: ”Pasha fuqinë Tënde! Unë kam frikë se askush nuk do të hyjë në të.” Allahu i tha:” Shko dhe shikoje Xhehenemin dhe çfarë Unë kam përgatitur për banorët e tij.! ”Ai shikoi në të, u kthye dhe tha:” Pasha fuqinë Tënde! Askush nuk do të dëgjojë për të dhe pastaj të hyjë në të. ”Pastaj Allahu urdhëroi që ai të rrethohet me epshe. Pastaj Ai i tha: ”Shko dhe shiko në të.” Atëherë Xhibrili tha: ”Pasha fuqinë Tënde! Unë kam frikë se askush nuk do të mbetet pa hyrë në të.” 2

Vështirësitë janë të gjitha që shpirti i percepton si të bezdishme dhe vështirë për ti bërë, si p.sh pastrimi në kushte vërtetë të ftohtë dhe të veprave të tjera të mira, dhe durimin me fateqësitë dhe çdo gjë tjetër të zorshme për shpirtin.

Epshet janë gjithçka që janë në përputhje me shpirtin, dhe tërheqin drejt tyre.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) krahasoi vështirësitë dhe epshet me një barrierë rrethuese. Xheneti nuk arrihet në qoftë se nuk kalonë vështirësitë e shkretëtirës dhe të keshë durim me to. Gjithashtu nuk i’u shpëtohet Zjarrit në qoftë se nuk i braktis epshet dhe parandalon shpirtin prej tyre.

Ebu Bekr bin el-Arabi ka thënë për hadithin:

”Xheneti është i rrethuar me vështirësi dhe Xhehenemi është i rrethuar nga epshet.”

”Se ato janë të rrethuar do të thotë se ato janë vendosur në rrethinat e tyre. Disa njerëz menduan se shembulli përfaqëson anët e saj të jashtme. Në këtë rast nuk do të kishte qenë shembulli i saktë. Ato janë në brendësi.”

Për këtë është shprehur Ibn Mesudi kur ai tha:

”Xheneti është rrethuar me vështirësi dhe Zjarri është rrethuar nga epshet. Ai që e kalon barrierën bie në atë që është pas saj. Ai që beson se ato janë në anët e saj të jashtme e ka keqkuptuar kuptimin e duhur të hadithit.”

Nëse dikush do të thotë se ai ka thënë ”Xheneti është mbuluar nga vështirësitë dhe Zjarri është i mbuluar nga epshet”, ne themi se kjo ka të njëjtin kuptim. I verbëri të cilit i mungon frika ndaj Allahut dhe dëgjimi dhe vizioni i të cilit janë marrë nga epshet i shohin ato, por jo Zjarrin në të cilën ato gjenden. Kështu është edhe zogu që sheh një farë brenda gardhit. Ajo nuk e sheh gardhin për shkak të dëshirës së fortë për farën dhe injorancën se si fara ka rënë aty.


1 Muslimi (2822).

2 Ebu Davudi (4744), Tirmidhi (2560), Nesi (7/3-4) dhe të tjerë. Imam Albani ka thënë: ”Hadithi është i mirë dhe autentik.”  (Sahih Sunnen Ebi Davud (3/162))

Shpërndaje: