Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Xhudah (22)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: “Xheneti është nën këmbët e nënave.” A është transmetuar ndonjë hadith i tillë o shejkh?”
Imam Albani: “Xheneti është nën…”
Pyetësi: “Nën këmbët e nënave.”
Imam Albani: “Ky hadith është e njëjta përgjigje, është transmetuar apo nuk është transmetuar.”
Pyetësi: “A është transmetuar me këtë tekst, o shejkh?”
Imam Albani: “Me këtë tekst, tek ne në Sham e përdorin që t’i japin rëndësi dhe thonë, ka thënë i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem): “Xheneti është nën këmbët e nënave.” Muhadithunët për këtë hadith thonë se është i dobët, pra me këtë tekst transmetimi, me këto fjalë.
Ky hadith është i dobët dhe është nga lloji i haditheve të dobta të cilave iu saktësohet kuptimi porse nuk iu saktësohet bazat e tij, pra, është i saktë kuptimi dhe nuk është i saktë zinxhiri i hadithit.
Vlera që tregon e këtij hadithi,gjë të cilën ne e përdorim gjatë këshillave tona, është se një burrë erdhi nga Jemeni tek profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe i tha atij: ”Unë kam ardhur që të luftoj me ty o i dërguari i Allahut! Porse e kam lënë nënën time duke qarë.”
Ai i tha: ”Kthehu tek ajo dhe qëndro (kujdesu për të) me të sepse xheneti është në këmbët e saj.”
Ky nuk është ai i hadithi në të cilin thuhet: ”Kthehu tek ata dhe bëji të qeshin sikurse i bëre të qajnë.”
Hadithi i parë është në Sunenin e Nesait (3104), ndërsa i dyti i cili është më i njohur transmetohet tek Sahihu i Bukharit.