Imam Shemsudin Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Libri ”Et-Tibun-Nebui” (Mjekësia e të Dërguarit)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Duke përshkruar kënaqësitë që besimtarët do t`i shijojnë në Xhenet, Allahu i gjithëfuqishëm thotë:
”Dhe ju jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebil (xhenxhefil-bimë aromatike).” (El-Insan, ajeti 17)
Ebi Sa`id el Hudri ka thënë:”Perandori bizantin i kishte dërguar njëqyp me xhenxhefil turshi të dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) si dhuratë, dhe i dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) i dha secilit sahab nga një sasi të kësaj, dhe mua më dha gjithashtu.” (Është shënuar në librin Mjekësia e Profetit të Ebu Na`imit).
Xhenxhefili është i nxehtë në shkallë të dytë, kurse i lagësht në shkallë të parë. Xhenxhefili prodhon nxehtësi trupore dhe është purgativ (pastrues) i lehtë. Ndihmon tretjen dhe lehtëson mbylljet e kohëpaskohshme të mëlçisë të shkaktuara nga ftohtësia ose lagështia.
Ngrënia e xhenxhefilit ose vënia e tij në në kapakët e syve lehtëson (eviton)humbjen e përkohshme të të parit,i cili është një formë e glaukomës (rritje e tensionit të syrit) që është shkaktuar nga lagështia, e cila gjendet në bebzën e syrit. Xhenxhefili rrallon dhe mënjanon gazrat e dendur,të cilët grumbullohen në zorrë ose lukth, dendëson fluidet e trupit, përshpejton marrëdhëniet seksuale dhe është shumë veprues në shërimin e fluideve dhe lëngjeve qe mbledhen në trup (lat.Edem).
Shurupi i xhenxhefilit gjithashtu qetëson lukthin dhe u siguron njerëzve të moshuar energjinë dhe fuqinë. Pirja e tretësirës së nxehtë, në sasi dy gramë xhenxhefil të ëmbëlsuar me sheqer, zvoglon ngjitjen e trombociteve të gjakut dhe ndihmon disa pacientë, gjaku i të cilëve koagulohet më shumë. Xhenxhefili është rregullues për ilaçe që shkaktojnë të vjella dhe shërben për shërimin e tretjeve të çrregulluara,të fermentuara apo të prishura (lat.Dispepsia) dhe ënjtjeve që shoqërohen me dhembje.
Gjithashtu ndihmon njerëzit që vuajnë nga bronkitet kronike. Xhenxhefili ndihmon edhe në zbërthimin e mukusit viskoz, ndihmon tajitjen e pështymës dhe përveç të tjerave, ndihmon në shpërlarjen e pështymës viskoze. Në realitet xhenxhefili shërben dhe është i mirë të përdoret te sëmundjet e mëlçisë dhe të lukthit, si dhe te personat flegmatikë, me temperament të ftohtë. Xhenxhefili turshi ose i konservuar është i nxehtë dhe i thatë.
Ndihmon tajitjene spermës,nxit pasionin për seks, lehtëson absorbimin e përbërësve tretës, komponohet me temperamentin flegmatik të mëlçisë dhe të lukthit dhe e largon urthin e përkohshëm të lukthit, që është shkaktuar nga ngrënia e pemëve. Xhenxhefili freskon frymarrjen dhe e ekuilibron ushqimin e ftohtë dhe të rëndë për tretje. Allahu e di më së miri.
___________________________
Ja si duhek Zenxhebili
https://www.google.se/search?q=ginger&;source=lnms&tbm=isch&sa=X&ei=iCx8UvvcHeea4wT1koGoBw&ved=0CAcQ_AUoA