“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Xherh ue Ta’dili i pajustifikuar arsyeja për rënien e Damaxhit

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi: Damaxh-Xha’aluha Shu’lah min Nar ba’d an kanat Shu’lah min Nur, fq. 13-14

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Një nga arsyet prapa shkatërrimit të Damaxhit është se dera e Xherh ue Ta’dilit, (kritikës dhe lavdërimit), u hap për të gjithë. Ata kritikuan të gjithë ata që nuk u pajtuan me ta. Nuk kishte rëndësi kush ishin ata. Ata lavdëruan të gjithë ata që u pajtuan me ta edhe në qoftë se ata ishin të këqij. Gjërat ndodhën. Kjo është një arsye. Ne nuk duam që të përsëritet. Ne nuk duam që kjo të vijë tek ne. Të gjithë studentët e mençur, thirrësat dhe dijetarët ruhen që të mos bien në gabimet e el-Haxhurit. I mençuri, ai me largpamësi dhe butësi mëson nga të tjerët. Nëse një qortim kalon pranë nesh pa ndikuar tek ne kjo do të thotë që zemrat tona janë të ngurta dhe të verbra. Qortimet janë të mëdha sa malet, por megjithatë ne nuk qortohemi.

Çka e shkatërroi Damaxhin? Cila është përgjigja? Çdo njeri i mençur dhe i zgjuar mund të mendojë për disa arsye prapa shkatërrimit të Damaxhit. Njëra është kjo çështje. Kritika dhe lavdërim u hap për të gjithë. Ata kritikuan atë që dëshiruan dhe e lavdëruan atë që dëshiruan.

Një tjetër arsye është të folurit për Allahun pa dije. Bëhet fjalë për dhënien e fetvave. Pavarësisht  nëse ishte Jahja el-Haxhuri cili deklarohej apo ndonjë nga studentët e tij, kështu që ajo ka ndodhur. Njëri akuzohej për të qenë Hizbi, një tjetër për diçka tjetër dhe kështu me radhë. Është thënë aq shumë. Është folur për Allahun pa dije. Është sikurse atyre i zbriste shpallje. Ata biseduan rreth çështjeve të fshehura dhe zemrave. Është sikurse atyre iu zbriste shpallja sikurse të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Ka shumë arsye pas rënies së Damaxhit, dhe ne jemi të detyruar vetëm që të marrim mësim nga kjo.

Shpërndaje: